Bien me 26% ardhjet e turistëve gjatë janarit në Shqipëri
Written by Radio Travel on 01/03/2021
Shqipëria tërhoqi 185.329 turistë të huaj në janar, me një rënie prej 25.7% krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas zyrës së statistikave numri i turistëve vendas rezulton të ketë rënë me 50.4% gjatë janarit ndërsa në përgjithësi, numri i përgjithshëm i turistëve vendas dhe të huaj ra me 41.5%.
Në janar, Shqipëria tërhoqi 87.690 vizitorë nga Kosova, 34.293 nga Maqedonia e Veriut dhe 24.214 nga Mali i Zi./radiotravel.al