Berati, potencial si destinacion turistik ballkanik dhe europian

Written by on 18/03/2019

Mësuesit dhe nxënësitë e arsimit profesional i japin një energji të madhe turizmit në Berat, pasi janë ata që kanë bërë zgjedhjen e duhur në jetë për të marrë një profesion për të qenë shërbyes të ardhshëm në këto hotele dhe bujtina që Berati ofron. Ne realisht kemi nevojë si në Berat dhe gjithë Shqipërinë të krijojmë një destinacion pse duhet të vijë një turist në Berat, pra ne duhet të bëjmë të gjithë së bashku që turistët të vijnë në Berat e ta zgjedhin atë jo vetëm për një ditë po të kalojnë më shumë se 24 orë këtu”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë takimit me 200 operatorë turistikë në Berat, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Pra, sfida jonë për vitin 2019 dhe për gjithë planet që ne kemi në fushën e turizmit në Berat është krijimi i mundësisë që turistët jo vetëm të vizitojnë Beratin por të shpenzojnë këtu, pra jo vetëm të vizitojnë kalanë dhe zonën historike por të vizitojnë mrekullitë e gjithë zonës përreth malit të Tomorrit, pra të vizitojnë bukurinë natyrore të gjithë këtij qarku”, tha Klosi.

Ai shtoi se, “viti 2018 shënoj një rekord për Beratin ku vetëm në kala zyrtarisht u regjistruan 133 mijë vizitorë, që po të krahasohet me vitin 2017 janë 70 mijë më shumë se një vit më parë ndërsa po të krahasohet me dy vite më parë janë 90 mijë më shumë. Po të krahasojmë me vitin 2013 kur ne morëm pushtetin janë 110 mijë më shumë turistë, ku 23 mijë turistë kanë vizituar kalanë në 2013 dhe 133 mijë zyratisht në 2018. Janë plot investime në Berat ku vetëm gjatë 2018 i shtuan vendit mbi 1 mije shtretër dhe ky është një numër i konsiderueshëm”.

”Berati pa dyshim ka të gjitha mundësitë të jetë një destinacion turistik ballkanik dhe europian dhe nuk ka asnjë guidë që nuk e përfshin Beratin si destinacion turistik, pra Berati nuk mungon në asnjë nga guidat turistike të Ballkanit. Ajo që po ndodh në Tiranë është kryekëput në kundërshtim me atë që ne po bëjmë sot, por historia ka treguar se puna është e para dhe mundi i të rinjve dhe zonjave të këtij qyteti do fitojë padyshim mbi çjerrjet që kanë protestat e Tiranës. Padyshim Berati do shndërrohet në destinacion pavarësisht duan apo s’duan ata që po protestojnë në Tiranë”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist