BE: ‘’Mbrojtja e mjedisit është zgjidhja për rritjen e çmimit të energjisë’’

Written by on 08/10/2021

Ministrat e mjedisit të disa vendeve të BE-së mbrojtën objektivat e përbashkëta të klimës, duke theksuar se fokusi në mbrojtjen e mjedisit është një zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë. “Energjitë e rinovueshme dhe zgjerimi i guximshëm i këtyre energjive na bëjnë më pak të varur nga importi i lëndëve djegëse fosile dhe për këtë arsye janë zgjidhja e problemit”, tha ministrja gjermane e Mjedisit.

Çmimet e energjisë, veçanërisht çmimi i gazit, janë rritur me shpejtësi që nga fillimi i vitit. Konsumatorët po fillojnë tashmë të ndjejnë efektet, në formën e faturave më të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist