Bashkimi Europian , 100 mijë euro për turizmin!
Written by rt on 06/05/2019
Bashkimi Europian dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë dhënë 100 mijë euro për zhvillimin e turizmit në Berat, Fier, Korçë dhe Shkodër. Luigji Soreca, ambasadori i BE-së në Tiranë e ka vlerësuar Shqipërinë si një vend me potencial në fushën e turizmit por i ka kërkuar qeverisë të bëjë kujdes me strategjitë në këtë sektor. Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar këtë si besim të institucioneve ndërkombëtare ndaj qeverisë.