Banka e Shqipërisë: Emigrantët rritën të ardhurat pas karantinës!

Written by on 12/12/2020

Italia, Greqia, Gjermania dhe Britania mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në këto shtete. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, pas rënies së fortë në tremujorin e dytë të vitit nga prilli në qershor, emigrantët sollën 197 milionë euro, me një rritje prej 7 % ose 76 milionë euro më shumë se gjatë karantinës. Referuar statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në raportin “Bilanci i pagesave”, ky është niveli më i lartë i remitancave që nga tremujori i dytë i vitit 2010, kur të ardhurat nga emigrantët shënuan 219 milionë euro.


Current track

Title

Artist