Ulen temperaturat, bora zbardh Dardhën dhe Voskopojën

Written by on 12/12/2020

Ditën e djeshme reshjet e para të borës kanë zbardhur fshatin turistik të Dardhës dhe zonën e Voskopojës. Në mënyrë që situata të jetë nën kontroll janë vënë në punë borëpastrueset, për të siguruar që qarkullimi i automjeteve të vazhdojë normalisht. Trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur në 5 centimetër, prandaj autoritetet bëjnë thirrje për të gjithë turistët që i drejtohen kësaj zonë, të përdorin zinxhirë në mjetet e tyre.


Current track

Title

Artist