Bali hollon filtrin e përzgjedhjes së turistëve që lejohen të hyjnë në vend

Written by on 18/09/2021

Qeveria indoneziane duket se do të bëjë një filtrim të udhëtarëve që do të mund të vizitojnë një nga atrasksionet më të mëdha të këtij vendi, sikurse është Bali.

Sipas një njoftimi zyrtar, të gjithë ata turistë që zgjedhin të vizitojnë këtë vend me çanta të mëdha në shpinë nuk do të lejoheshin që të hynin. Mirëpo menjëherë pas deklaratës së ministrit të turizmit indonezianm sekretari I tij ka sqaruar se ky është vetëm një keqkuptim dhe se të gjithë vizitorët dhe turistët e huaj mund të vizitojnë Bali, me kusht që ata t’i përmbahen protokolleve.

Megjithëse asnjë afat kohor për hapjen e këti vendi nuk është shpallur zyrtarisht, Reuters raporton se ministri i shëndetësisë sugjeron që kjo hapje të ndodhë përgjatë Nëntorit, kur 70% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë.

Radio Travel.al

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist