Autoritetit i Aviacionit Civil: Mijëra pasagjerë të pa kompensuar nga anulimet e fluturimeve

Written by on 31/07/2018

Autoritetit i Aviacionit Civil: Mijëra pasagjerë të pa kompensuar nga anulimet e fluturimeve

Autoritetit i Aviacionit Civil ka raportuar se janë rreth 4000 pasagjerë që përgjatë 2017-ës humbën fluturimin apo pësuan vonesa mbi 3 orë, ndërkohë që për këtë vit asnjë prej tyre nuk ka arritur të kompensohet për dëmin e shkaktuar. Ndërkaq, të dhënat e vitit 2018 flasin për 140 kompensime për 6 muajt e parë të vitit, por numri i tyre është tejet i ulët nëse marrin në konsideratë numrin e fluturimeve të anuluar apo që kanë regjistruar vonesa mbi 2 orë. Sipas Raportit të Performancës, hartuar nga Autortiteti i Aviacionit Civil për 17 kompanitë ajrore që operojnë në vendin tonë, për 4-mujorin e  parë të vitit 2018 numërohen 10 anulime dhe mbi 30 vonesa, çka do të thotë se mesatarisht janë 4000 pasagjerë të prekur. Kjo do të thotë se vetëm 2% e pasagjerëve të dëmtuar tyre kanë arritur të përfitojnë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist