Sa mund t’i afrohemi standartit të një europiani?

Written by on 31/07/2018

Sa mund t’i afrohemi standartit të një europiani?

 

Shqipëria ka normën më të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në fuqi blerëse, të rregulluar sipas standardit të jetesës në secilin vend. Një projeksion i fundit i Bankës Qendrore Europiane, tregon se, Shqipëria është e destinuar që të qëndrojë e fundit, me përjashtim të ndonjë mrekullie. Në skenarin më të mirë, shqiptarët do të arrinin gjysmën e europianëve, pra sa 50% e pasurisë së tyre kombëtare për frymë, në vitin 2025, por vetëm në rast se Shqipëria do të regjistronte një normë rritje prej thuajse 7% çdo vit, deri në 2025. Ky është edhe viti që vlerësohet gjerësisht si ai zgjerimit të radhës së Bashkimit Europian, çka do të thotë se, në rastin më të mirë të mundshëm, në vitin 2025, kur Ballkanit mund t`i hapet dera për në Europë, një shqiptar mesatar do të ketë një standard jetese sa gjysma e një europiani mesatar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist