Austria ndalon shamitë e kokës për vajzat e fillores!
Written by rt on 17/05/2019
Parlamenti austriak ka votuar “Pro”, ndalimit të shamive të kokës për vajzat në shkollën e fillores. Vendimi me fuqi të madhe simbolike ka ngjallur reagime të shumta. Zëdhënsi i koalicionit në pushtet ka deklaruar se me këtë ligj , dërgohet mesazhi kundër islamit politik.Nga ana tjetër , opozita ka votuar kundër këtij ligji duke akuzuar qeverinë se ajo ka nevojë më shumë për publicitet sesa kujdeset për mirëqenien e fëmijëve. Shoqata Austriake e Islamit e ka kritikuar ashpër ligjin e miratuar në parlament.