AKZM merr masa per pritjen e vizitoreve ne zonat e mbrojtura
Written by rt on 30/05/2018
Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura ka marre masat per pritjen e vizitoreve kete sezon veror. Sipas kreut te kesaj agjencie ne dispozicion te vizitoreve jane vene 10 qendra per orientimin e tyre drejte destinacioneve te preferuara dhe njohjen me vlerat qe ofrojne pika te ndryshme turistike. Nderkohe shefi i departamentit per manaxhimin e ketyre zonave prane Ministrise se Turizmit, thekson se permiresimi i infrastruktures pritet te ndikoje ne rritjen e numrit te turisteve, te cilet ndryshe nga vitet e tjera kete sezon kane mundesi per te qendruar me shume se nje dite kjo fale shtimit te njesive akomoduese. Parku i Butrintit eshte per momentin zona qe po terheq me shume turistet e huaj.