“Air Albania”, cmime me te uleta dhe fluturime trans- oqeanike!

Written by on 12/05/2018

“Air Albania” kompania e pare ajrore shqiptare qe pritet te nise se shpejti fluturimet, do te kete avionet me te mire ne rajon. Ne nje takim me vajzat dhe djemte e perzgjedhur per te qene pjese e ekuipazhit te pare shqiptar, kryeministri i vendit tha se keta te fundit do e perfaqesojne me se miri Shqiperine tek te huajt, ndersa theksoi se linja ajrore do te kete avionet me te mire ne rajon. Projekti i kompanise sipas kryeministrit  eshte projekt me rendesi te veçante, sepse eshte e para kompani ajrore e flamurit tone dhe ka pasur nje bashkepunim me nje nga kompanite me te mira si TURKISH AIRLINES. Kjo linje ajrore do te sherbeje edhe si mekanizem per uljen e çmimeve te biletave ndersa ne te ardhmen do te sjelle mundesira te reja, pasi Shqiperia synon qe te kete jo vetem udhetime brenda Europes, por edhe udhetime trans-oqeanike.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist