Aeroporti i Londrës në kaos total, pasagjerët e alarmuar nga anullimi i fluturimeve

Written by on 21/12/2020

Aeroporti Heathrow i Londrës është fotografuar në kaos natën e kaluar ndërsa qindra pasagjerë hynë në fluturimin e fundit, pak para se ato të anulloheshin në të gjithë Evropën. Boris Johnson do të kryesojë sot një takim të komitetit të urgjencës pasi më shumë se një duzinë vendesh, fillimisht në Evropë dhe më pas në të gjithë botën, njoftuan se po ndalonin fluturimet nga Britania e Madhe. Vendimi erdhi pas zbulimit të llojit mutant të koronavirusit, 70% më shumë infektues. Pas shteteve evropiane, Izraeli, Turqia, Maroku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe El Salvador kanë ndjekur për momentin të njëjtin shembull.


Current track

Title

Artist