Pavarësisht vështirësive, aeroporti “Nënë Tereza” konfirmon 20 fluturime për sot
Written by rt on 21/12/2020
Këtë të hënë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 20 fluturime. Aktualisht lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit evropianë dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Destinacionet kryesore të konfirmuara janë Stambolli, Beogradi, Vjena, Milano, Roma,Bergamo, Parisi dhe Frankfurti. Listën e plotë të udhëtimeve të konfirmuara e gjeni në faqen zyrtare të Aeroportit “Nënë Tereza”.