BE mbeshtet turizmin e qendrueshem ne Shqiperi!
Written by rt on 05/04/2018
BE mbeshtet turizmin e qendrueshem ne Shqiperi!
Bashkimi Europian ka ndare 61.2 milione euro ne mbeshtetje te zhvillimit ekonomik vendor dhe integrimit ne BE, ne kuadrin e Programit te Veprimit per Shqiperine 2017, nenshkruar nga Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, ne fund te marsit.Bashkimi Europian do te siguroje 40 milione euro per te nxitur zhvillimin ekonomik vendor per te mbeshtetur turizmin e qendrueshem dhe te pergjegjshem. Po keshtu, ky program do te krijoje dhe testoje nje model te zhvillimit ekonomik vendor, te udhehequr nga turizmi ne territore pilot si Berati, Fieri, Korça, Shkodra. Kjo e fundit do te mundesoje rritjen e atraksionit kulturor te Shqiperise dhe cilesise se ofertave turistike, infrastruktures dhe sherbimeve.Sakaq, 6.6 milione euro te tjera do te vihen ne dispozicion per te permiresuar ekosistemin inovativ dhe per te mbeshtetur krijimin e kompanive fillestare.