Shqiptarët zgjedhin të udhëtojnë jashtë për festat e nëntorit. Ja destinacionet më të preferuara
Written by Radio Travel on 20/11/2021
Edhe këtë vit pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, pavarësisht pandemisë. Çmimet e leverdishme, ofertat dhe rritja e vaksinimit të popullatës i japin mundësi që të udhëtojnë në destinacione që lejohen udhëtimet për arsye turistike. Rezervimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi. Greqia ka qenë më pak e kërkuar duke qenë se ka pasur rregulla më strikte në udhëtim.
Në Shqipëri, destinacionet më të preferuara për muajin nëntor, janë: Korça, Vlora dhe Thethi. Për sa u përket destinacioneve jashtë Shqipërisë mund të përmendim: Stambollin, Parisin dhe Vjenën./radiotravel.al