Miratohet pilula Anti-Covid, mendohet se zvogëlon sëmundjen me 50%!

Written by on 20/11/2021

Pilula anti-COVID e prodhuar nga kompania amerikane Merck, ka marrë dritën jeshile të aprovimit. Agjencia Evropiane e Barnave sqaron se kjo pilulë duhet të jepet brenda pesë ditëve nga simptomat e para për të shmangur përkeqësimin. Po ashtu bëhet e ditur se pilula duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë me radhë, por këshillohet të mos përdoret gjatë shtatzënisë dhe tek ato gra që planifikojnë të mbeten shtatzënë. Sipas kompanisë prodhuese pilula e saj zvogëlon 50 për qind rrezikun për sëmundje të rëndë.

Për momentin ardhja e pilulës në Shqipëri duket ende larg./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist