65.000 dollarë në minutë falë vaksinave! Kompanitë farmaceutike që janë pasuruar në kohë rekord
Written by Radio Travel on 17/11/2021
Sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, Pfizer, BioNTech dhe Moderna fitojnë 65.000 dollarë në minutë falë vaksinave të koronavirusit. Duhet thënë se këto kompani farmaceutike kanë shitur shumicën dërrmuese të vaksinave të tyre në vendet e pasura.
Nga ana tjetër mësohet se AstraZeneca dhe Johnson & Johnson i shesin vaksinat me çmimin e kostos. Aleanca Popullore e Vaksinave po u kërkon kompanive farmaceutike që të heqin menjëherë patentat për vaksinat kundër Covid-19./radiotravel.al