Greqia sërish në top 10-shen e atyre që do të udhëtojnë në 2022!
Written by Radio Travel on 04/10/2021
Greqia është ndër 10 destinacionet kryesore në listat evropiane të udhëtarëve si për verën ashtu edhe për vjeshtën, sipas sondazhit të fundit të publikuar të enjten nga Komisioni Evropian i Udhëtimit. Studimi zbulon se gati 70 përqind e evropianëve të anketuar planifikojnë të udhëtojnë deri në fund të janarit 2022.
Greqia është ndër destinacionet që kryesojnë listat e tyre të dëshirave, ndërsa pas saj renditet Italia, Spanja, Franca dhe Kroacia. 35% e evropianëve planifikojnë të udhëtojnë brenda vendit./radiotravel.al