Gratë nuk do të lejohen të ndjekin mësimet në Universitetin e Kabulit
Written by Radio Travel on 29/09/2021
Gratë nuk do të lejohen të ndjekin mësimet ose të punojnë në Universitetin e Kabulit. Njoftimi u bë i ditur nga zëvendës kancelari i ri i shkollës i emëruar nga talebanët në llogarinë e tij zyrtare në Twitter .
“Përderisa mjedisi i vërtetë islam nuk sigurohet për të gjithë, gratë nuk do të lejohen të vijnë në universitete ose të punojnë. Islami së pari”, shprehet kancelari taleban./radiotravel.al