65 agjensi turistike në Shqipëri/ Synojnë të sjellin 30.000 turistë nga Egjipti!
Written by Radio Travel on 21/09/2021
Një grup prej 65 agjentësh të agjensive egjiptiane kanë vizituar Shqipërinë përmes një info touri. Ata synojnë që vitin e ardhshëm 30.000 egjiptianë të vizitojnë Shqipërinë.
Në eventin e organizuar në ambientet e Premium Beach Resort ishte i pranishëm Ceo i Vas Group, Zoti Mehmeti, ambasadori Egjiptian, Ceo i Tisory Tours dhe ish ministri i turizmit Blendi Klosi, që tanimë ia kalon stafetën ministres së re Mirela Kumbaro./radiotravel.al