Fluks vizitorësh në Ujërat Termale të Bënjës
Written by Radio Travel on 14/09/2021
13 km larg qytetit të Përmetit, Ujërat Termale të Bënjës vijojnë të tërheqin një numër të lartë vizitorësh. Edhe pse shtator, Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër bën të ditur se fluksi dhe interesi i turistëve është tepër i lartë.
Peisazhi i rrallë, ngrohtësia e ujërave termale dhe vetitë kurative të tyre janë disa nga elementët kryesorë që tërheqin turistë vendas, por edhe të huaj./radiotravel.al