Nis projekti për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës
Written by Radio Travel on 14/09/2021
Në Shqipëri ka nisur projekti për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës me degëzim drejt aeroportit të Rinasit. Në samitin hekurudhor të ministrave të Transportit të Ballkanit Perëndimor, mbajtur në Beograd, Ministrja Balluku bëri të ditur se është në plan edhe një projekt tjetër shumë i rëndësishëm që shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi.
Ndër të tjerash Balluku informoi se ministria është në bisedime edhe për segmentet e tjera që do të kontribuojnë që rrjeti hekurudhor i Shqipërisë dhe të gjitha lidhjet kufitare të bëhen realitet në të ardhmen e afërt./radiotravel.al