Autoriteti Portual i Durrësit/ Nga 6 Shtatori ndryshojnë rregullat për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri!

Written by on 31/08/2021

Edhe Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije masat e reja të udhëtimit, si masa parandaluese të përhapjes së Covid-19. Duke filluar nga data 06.09.2021, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë  nga të gjitha pikat kufitare, duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte:

Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë JO më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi.

Të kenë TESTIN NEGATIV PCR brenda 72-orëve/ ose TESTIN E SHPEJTË ANTIGEN brenda 48 orëve si dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit SARS COV-II, te vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Sipas njoftimit kjo është e vlefshme edhe për qytetarët të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri ndërsa  fëmijët deri në 6 vjeç, nuk i nënshtrohen rregullave të mësipërme. Të gjithë ata që nuk kanë ndonjë nga dokumentat e mësipërme duhet t’I nënshtrohen një karantinimi 10 ditor.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist