Takime në 3D?! Microsoft me platformën e re, i çon takimet në distancë në një tjetër nivel!

Written by on 31/08/2021

Pas muajsh të ulur përballë kamerave, si pasojë e izolimit nga Covid-19, shumë e gjetën të lodhshme këtë mënyrë të interaktivitetit. Por, teknologjia premton zgjidhje të reja.

Është kompania Microsoft ajo që ka prezantuar platformën e re “Microsoft Mesh”, e cila njihet ndryshe si realitet i përzier, që lejon njerëzit të takohen brenda një dhome të stimuluar, duke krijuar alkiminë e një mënyre të përbashkët komunikimi. Kjo platformë bashkëpunuese lejon këdo që të ndajë përvoja holografike në pajisje të ndryshme.

Teknologjia e re do të jetë e dobishme në shumë fusha duke lejuar bashkëpunime midis ekipeve të ndara gjeografikisht, duke zhvilluar seanca projektimi apo tubime shoqërore pa qenë nevoja e të qenit në një vend të përbashkët.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist