OBSH/ Tensioni i lartë i gjakut prezent në jetën e 1.3 miliardë njerëzve në botë!
Written by Radio Travel on 25/08/2021
Rreth 1.3 miliardë njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër. Hulumtimi ka ardhur në përfundim se 41 për qind e grave dhe 51 për qind e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët.
Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e keqe është në vendet me të ardhura të ulëta.
Radio Travel.al