Delta ‘’mbërthen’’Greqinë/ Parashikohen shtrëngime masash!
Written by Radio Travel on 21/08/2021
Disa vende në Europë kanë njoftuar masa të reja për të mbajtur në kontroll përhapjen e variantit, i cili po prek kryesisht të rinjtë. Sipas një njoftimi të qeverisë greke, vendi pritet të rikthejë disa nga masat anti-Covid për të menaxhuar pandeminë në aspektin ekonomik dhe shoqëror.
“Pandemia nuk ka përfunduar, dhe herë pas herë na kërcënon me kokëfortësinë e saj. Ne nuk e dimë nëse të gjithë njerëzit do të vaksinohen, apo do të sëmuren duke rrezikuar edhe personat e vaksinuar, prandaj një vendim rreth masave do të bëhet i ditur të marten’’- ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë. Ndër të tjera ai theksoi se ekziston mundësia që maska të bëhet e detyrueshme në ambientet e jashtme por masat do të merren në varësi të zonave.
Radio Travel.al