Rregullat, kufizimet dhe Delta zbehin turizmin në Evropë!
Written by Radio Travel on 27/07/2021
Kaosi dhe konfuzioni mbi rregullat e udhëtimit dhe masat për të përmbajtur shpërthime të virusit, po kontribuojnë në një tjetër verë të vështirë për industrinë e turizmit të goditur në Evropë. Destinacione të njohura po ndeshen me një rritje të infeksioneve ndërsa piku i sezonit është nën një presion të dukshëm. Veçanërisht Franca dhe Italia të cilët konsiderohen si zemra e Evropës për turistët, kanë shtrënguar rregullat duke kërkuar provën e vaksinimit për të pasur akses në jetën sociale.
Sipas shifrave, mbërritjet turistike ndërkombëtare në Evropë, vitin e kaluar ranë me gati 70% dhe për pesë muajt e parë të këtij viti, ato janë poshtë 85%./radiotravel.al