Raportet/Udhëtimet evropiane afër rimëkëmbjes!
Written by Radio Travel on 16/07/2021
Sipas raportit më të fundit tremujor të botuar nga Komisioni Evropian i Udhëtimeve, kërkesa për udhëtime pritet të rritet në gjysmën e dytë të vitit 2021. Arsyet janë lehtësimi gradual i kufizimeve brenda Bashkimit Evropian, shkalla e shpejtë e vaksinimit, rihapja e kufijve për shumicën e vendeve dhe ndaj udhëtarëve plotësisht të vaksinuar.
Gjithsesi, pavarësisht qasjes pozitive, mbërritjet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë 49 përqind nën nivelet para-pandemike të regjistruara në vitin 2019./radiotravel.al