Testohet aeroplani i parë në botë që furnizohet me energji elektrike!
Written by Radio Travel on 13/07/2021
Është testuar për herë të parë fluturimi i një avioni tërësisht elektrik, në një aeroport afër Bordeaux në Francën Jugperëndimore. Avioni i vogël eksperimental i projektuar nga Airbus, mund të jetë një hap kryesor drejt udhëtimeve ajrore të gjelbërta dhe më të lira.
Shpejtësia maksimale arrin në 220 km/orë ndërsa hapësira mjafton vetëm për pilotin dhe një pasagjer. Për këtë arsye, avioni elektrik i quajtur E-Fan është ende larg hapit për të zëvendësuar avionët tradicionalë./radiotravel.al