Kushti i vetëm që Spanja ka për turistët është ky!
Written by Radio Travel on 06/07/2021
Ndërsa vendet evropiane fillojnë të hapin kufijtë e tyre për udhëtarët e vaksinuar, autoritetet spanjolle kanë njoftuar se do të pranojnë vetëm turistët që kanë marrë vaksinat e miratuara nga EMA. Si rrjedhojë, kjo do të thotë që Spanja njeh certifikatat e vaksinimit për sa kohë që mbajtësi është imunizuar me një nga vaksinat si Pfizer, Moderna, Astra Zeneca madje dhe versioni Covishield i prodhuar në Indi.
Dokumenti që tregon provën e vaksinimit duhet të paraqitet në Spanjisht, Anglisht, Frëngjisht ose Gjermanisht dhe mund t’u paraqitet autoriteteve në format elektronik ose në letër./radiotravel.al