Nga nesër Gjermania hap kufijtë me Shqipërinë. Ja çfarë duhet të kenë me vete pasagjerët
Written by Radio Travel on 19/06/2021
Ambasada gjermane sqaron se duke filluar nga 20 qershori lejohet lëvizja nga Shqipëria në Gjermani, por shton se për këtë duhet bërë testi i Covid. Nga nesër udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.
Për udhëtimet hyrëse në rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin nga Covid-19./radiotravel.al