Nëse Bali është në planet tuaja, mund ta vizitoni këtë verë!
Written by Radio Travel on 12/06/2021
Bali, një nga destinacionet më të njohura turistike të Indonezisë, së shpejti mund të fillojë të mirëpresë edhe një herë turistët ndërkombëtarë. Aktualisht kufijtë e Indonezisë mbeten të mbyllur dhe lejohen vetëm udhëtimet e brendshme. Së fundmi, presidenti i vendit, Joko Widodo, njoftoi planet për një rihapje të pjesshme të kufijve.
Në kuadër të kësaj, vendi po punon për të kryer një program të synuar vaksinimi, i cili u jep përparësi punëtorëve të turizmit./radiotravel.al