Komuniteti shqiptar në Greqi njofton për protestë/Kërkon hapjen e kufijve!
Written by Radio Travel on 08/06/2021
Ditën e sotme Komuniteti shqiptar në Greqi ka njoftuar për një protestë me kërkesën kryesore për hapjen e kufijve. Ky vendim i komunitetit shqiptar vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe në dogana lejohet të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.
Sipas njoftimit protestë do të mbahet sot në orën 18:00 në sheshin “Sintagma” të Athinës./radiotravel.al