Franca, gati për lehtësimin e mëtejshëm të masave!

Written by on 08/06/2021

Franca po ecën e sigurt në rrugën e saj drejt lehtësimit të masave. Pas hapjes së restoranteve edhe në ambientet e brendshme, së fundmi do të hapen edhe palestrat. Sikurse është thënë edhe më herët nga autoritetet, nga nesër ora policore do të shtyhet nga ora 21:00 për në orën 23:00.

Gjithashtu rezulton të ketë një kërkesë të lartë për certifikatën e vaksinimit e cila saktëson nëse një individ është vaksinuar,nëse është rikuperuar nga coronavirusi në 6 muajt e fundit, ose nëse ka një test të vlefshëm negativ./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background