Si po përgatitet Kreta për sezonin e ri turistik?
Written by Radio Travel on 19/03/2021
Greqia ka njoftuar planet për të rifilluar udhëtimet ndërkombëtare nga 14 maj dhe parashikohet që Kreta do të jetë destinacioni më i popullarizuar evropian për gjermanët. Gjithsesi ishulli më i madh i Greqisë është ende larg nga të qenit gati për të mirëpritur turistët. Në të gjithë vendin ka pasur më shumë se një milion vaksina, por në këtë ishull që numëron 600.000 banorë vetëm disa mijëra janë vaksinuar, pavarësisht nga konfirmimi i Theoharis që vaksinimi i punëtorëve në industrinë e turizmit para 14 majit, do të jetë përparësia kryesore e vendit.
Me më shumë se 20% të produktit të brendshëm bruto që rrjedh nga turizmi, sektori i mikpritjes duhet të kthehet shpejt në mënyrë që Greqia të mbijetojë./radiotravel.al