Tajlanda redukton karantinën për të ringjallur turizmin
Written by Radio Travel on 19/03/2021
Tajlanda do të shkurtojë periudhën e karantinës së detyrueshme për udhëtarët e huaj, duke filluar nga 1 prilli. Ky vendim sipas autoriteteve, pritet ta bëjë Tajlandën më tërheqëse për miliona turistë të huaj dhe shihet si një hap kryesor drejt një rihapjeje më të gjerë.
Ngurrimi i Tajlandës për të hequr të gjithë barrierat lidhet me dilemën e autoriteteve për mbrojtjen e njerëzvë nga shpërthimi i infeksioneve ndërsa forcojnë aktivitetet ekonomike./radiotravel.al