Ky ishull ofron vaksina falas për turistët!
Written by Radio Travel on 12/03/2021
Shteti ishull i Mauritius ka njoftuar se ka zgjeruar programin e tij të vaksinimit COVID-19 për të përfshirë vizitorë ndërkombëtarë afatgjatë mbi moshën 18 vjeç. Vizitorët madje kanë mundësi të marrin vaksinat e tyre falas. Mauritius është një ishull i largët tropikal i vendosur më shumë se 1000 km larg bregut lindor të Madagaskarit.
Njihet për plazhet luksoze dhe përbën një destinacion të shkëlqyer për turistët entuziastë të jetës së egër./radiotravel.al