Zelanda e Re shfuqizon masat anti-Covid. Prej dy javësh asnjë rast i ri!
Written by Radio Travel on 12/03/2021
Pasi nuk ishte shënuar asnjë rast i ri me koronavirus që prej dy javësh, Zelanda e Re ka shfuqizuar të gjitha masat anti-Covid në qytetin më të madh, në Auckland. Lajmin e bëri me dije kryeministrja Jacinda Ardern.
Gjurmimi i kontakteve, mbyllja e kufijve dhe karantina e detyruar për udhëtarët ishin 3 faktorët kryesorë që e ndihmuan Zelandën e Re të luftonte përhapjen e infeksionit./radiotravel.al