Më shumë se 50% e evropianëve shpresojnë të udhëtojnë para gushtit 2021
Written by Radio Travel on 25/02/2021
Numri në rritje i vaksinave të miratuara dhe paralelisht procesi i vaksinimit ka rritur shpresat e evropianëve se deri në fillim të verës ata do të jenë në gjendje të bëjnë udhëtimin e tyre të parë, pas disa muajsh distancimi social. Një raport i Komisionit Evropian të Udhëtimeve tregon se pavarësisht nga pandemia dhe të gjitha pengesat ekzistuese për të lëvizur brenda ose jashtë vendit, dëshira e udhëtimit mbetet e fortë.
54 përqind e të anketuarve planifikojnë të udhëtojnë brenda gjashtë muajve të ardhshëm dhe 5 destinacionet kryesore janë Polonia, Italia, Austria, Belgjika dhe Spanja./radiotravel.al