Qyteti i famshëm në Itali ndalon kategorikisht duhanin!
Written by rt on 20/01/2021
Duke nisur nga dita e sotme në qytetin e Milanos nuk do të lejohet konsumi i duhanit në ambiente publike. Kjo masë e re nga bashkia e Milanos është ndërmarrë me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit. Konsumi i duhanit do të ndalohet në stadium, parqe, varreza, ambiente sportive dhe zonat për kafshët.