Franca nuk lëshon pe, nga 15-dhjetori vendi planifikon sërish mbyllje!
Written by rt on 11/12/2020
Nga data 15 dhjetor, Franca do të lëshojë urdhrin për qëndrimin në shtëpi çdo ditë nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Ky kufizim nuk do të hiqet as për Vitin e Ri, për shkak të rrezikut të mbledhjeve dhe tubimeve që përhapin infeksionin. Muzetë, kinematë, teatrot si dhe vendet sportive, të cilat pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura për tre javë shtesë. Vendimi u bë i ditur nga Kryeministri i Francës, Jean Castex.