Shifrat/Sa shpenzuan dhe sa kursyen shqiptarët këtë sezon turistik
Written by rt on 11/12/2020
Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar për udhëtimet jashtë 507 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro në janar-shtator 2019. Sipas llogarive rezulton se shtetasit shqiptarë kanë “kursyer” 717 milionë euro si rrjedhojë e pamundësisë për të kaluar pushimet jashtë apo për të kryer udhëtime jashtë Shqipërisë. Sipas INSTAT, për 9-mujorin e 2020, Shqipërinë e vizituan gjithsej 2.12 milionë shtetas të huaj, një rënie me 61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në pjesën më të madhe, vizitorët e huaj erdhën nga Kosova dhe nga vendet fqinje.