Muzeu Kombëtar i muzikës Afrikano-Amerikane do të hapet muajin që vjen!

Written by on 11/12/2020

Adhuruesit e muzikës kanë edhe një arsye tjetër për të vizituar Nashville ndërsa Muzeu Kombëtar i Muzikës Afrikano-Amerikane po përgatitet të hapet në janar 2021. Ky muze është një vend unik që tregon një histori të veçantë. “Shpresa jonë është që pa marrë parasysh moshën tuaj, racën ose zhanrin e preferuar të muzikës, brenda këtij muzeu mund të gjeni diçka që trondit shpirtin tuaj, kënaq veshët dhe lëviz këmbët tuaja”, shprehet presidenti i tij. Objekti do të hapet për publikun në 30 janar ndërsa çmimet e biletave mund të shkojnë deri në 25 dollarë. Inagurimi dhe vizitat ndaj muzeut, planifikojnë zbatimin e të gjithë masave të distancimit social.


Current track

Title

Artist