Kompania me kosto të ulët nis fluturimet nga Shqipëria, ja sa do të jenë çmimet e biletave!
Written by rt on 20/12/2019
Kompania ajrore me kosto të ulët “WizzAir” ka nisur ditën e djeshme fluturimin e parë nga Vjena drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë. Kompania ajrore hungareze do të fluturojë nga Vjena në Tiranë dhe anasjelltas tri herë në javë, të martave, enjteve dhe të shtunave. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil futja e kompanive me kosto të ulët dhe shtimi i destinacioneve të tyre,synon liberalizimin e tregut të aviacionit civil shqiptar.