Ky është segmenti rrugor që u bllokua mëngjesin e sotëm, Autoriteti Rrugor njofton qytetarët!
Written by Radio Travel on 10/12/2019
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është raportuar se përgjatë segmetit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, si pasojë e reshjeve masive të shiut në Juglindje të vendit ka patur rënie materiali në trupin e rrugës.Fatmirësisht rrëshqitja ka ndodhur në kohën kur nuk ka patur makina në qarkullim. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të evituar kalimin e mjeteve, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë bërë menjëherë pastrimin e rrugës duke lejuar kështu vazhdimin e qarkullimit normalisht.