Dështon projekti ambicioz i banesa sociale, ekspertët e quajnë “asfiksi urbane”!
Written by Radio Travel on 10/12/2019
Në fillim të shekullit 21, qeveria meksikane nisi një projekt ambicioz që të ndërtonte shtëpi të përballueshme nga miliona banorë me mundësi të pakta financiare.Më shumë se 100 miliardë dollarë u përdorën për të ndërtuar blloqe banimi me ndërtesa të vogla, të rehatshme dhe të përballueshme në çmim, por nuk shkoi çdo gjë sipas planit. Ndonëse miliona banorë kanë marrë strehim të përballueshëm, planifikimi i gabuar dhe metodat e nxituara kanë bërë që edhe sot shumë prej këtyre shtëpive mos të kenë ujë të pijshëm. Arkitektët nga ana tjetër kanë kritikuar mënyrën e ndërtimit të mijëra shtëpive, të cilat janë shumë afër njëra-tjetrës duke e quajtur “asfiksi urbane”.