Dalin në shitje mijëra kështjella, ju mund të blini njërën prej tyre!
Written by Radio Travel on 23/11/2019
Sipas raportimit të fundit të gazetës franceze “Le Figaro”, 1500 kështjella janë nxjerrë në shitje në Francë. Mirëmbajtja dhe kujdesi që duhet treguar për ndërtesat shekullore, përkthyer në kosto të madhe është pengesa kryesore për blerësit e mundshëm.”Blerësit janë të lumtur të gjejnë prona me çmime të lira në rajonin e Parisit , por kështjellat e izoluara në zonat rurale janë të vështira për t’u shitur”, ka theksuar “Le Figaro”.