Pagëzohet djali i Princ Harry-t dhe Megan Markle
Written by rt on 08/07/2019
Djali i princit Harry të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëshortes së tij Megan është pagëzuar këtë të premte në një ceremoni private. Duka dhe dukesha i Sausex-it kanë preferuar të mbajnë një ceremoni private vetëm me familjen dhe miqtë më të ngushtë. Pas ceremonisë, familja mbretërore ka publikuar fotot e para, ku në fokus ka qenë vogëlushi Archie. Ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e mbretëreshës Elisabeth e cila në të njëjtën ditë kishte një aktivitet të programuar më parë.