Temperaturat e larta mbyllin Akropolin
Written by rt on 05/07/2019
Monumenti i Akropolit në Greqi është mbyllur përkohësisht për vizitorët për shkak të temperaturave të larta. Mesdita e gjen Akropolin të mbyllur , sepse temperaturat aty arrijnë deri në 40 gradë celcius. Autoritetet kanë njoftuar se monumenti do të mbyllet sërish nëse temperaturat vazhdojnë të mbajnë të njëjtin ritëm .